Tritoli në banesën e Mziut në Kamzë, Berisha ngren akuzat: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë

Tritoli në banesën e Mziut në Kamzë, Berisha ngren akuzat: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë

Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat.   “Jam këtu me Xhelal Mziun për të denoncuar akt terroizmi, shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.  Banesa e deputetit, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë  e konsiderueshme dhe ka kryer dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm të kreut të porganizatës kriminale, antikushtetues ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim që të mbyllën gojën opozitarëve për të gjitha këto e garantoj edi ramën se do të mbajë përgjegjësi maksimale.”, tha Berisha.