Foden: Napoli është një makth për t’u mposhtur. De Bruyne, gjithmonë legjendë e jona

Foden: Napoli është një makth për t’u mposhtur. De Bruyne, gjithmonë legjendë e jona

19 Shtator 2025 8:02 Alfred Lleshi Phil Foden u shpall MVP i sfidës Manchester City-Napoli, teksa foli me krenari për paraqitjen e skuadrës së tij: “Është një fillim perfekt, përballë një kundërshtari shumë të vështirë. Napoli është një makth për t’u mposhtur, e pamë sot. Ata lënë hapësira minimale, duhej ta qarkullonim topin në momentin e duhur dhe të thyenim linjat. Mendoj se ishim inteligjentë, nuk humbëm shumë topa në zona të rrezikshme. Në përgjithësi ishte një paraqitje solide”. I pyetur për Kevin De Bruyne, Foden tha: “Një legjendë e klubit tonë. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për gjithçka që ka bërë për City dhe trofetë që na ka dhënë. Do të mbetet përherë një legjendë këtu”.