Man. City nuk e diskuton Napoli-n, Galatasaray turpërohet në Gjermani (video)

Man. City nuk e diskuton Napoli-n, Galatasaray turpërohet në Gjermani (video)

Man. City ka fituar 2-0 ndaj Napoli-t në “Etihad Stadium”. Napolitanët luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak. Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pamjet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kevin De Bruyne luajti vetëm për 26 minuta në këtë rikthim në “Etihad”, belgu u zëvendësua nga Antonio Conte, pasi ishte lojtari më i dobët në fushë deri në ato momente. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, Erling Haaland zhbllokon shifrat në minutën e 56-të, pas asistit të bukur të Phil Foden. Në minutën e 65-të, Jeremy Doku dyfishon shifrat. Rezulati nuk ndryshon deri...