Murinjo firmos për Benfikën, thumbon Fenerbahçen në prezantim: Nuk ishin niveli im, gabova që shkova atje

Murinjo firmos për Benfikën, thumbon Fenerbahçen në prezantim: Nuk ishin niveli im, gabova që shkova atje

Zhoze Murinjo është prezantuar sot si trajneri i Benfikës. “Special one” është kthyer në vendlindje, ku do të drejtojë një nga klubet më të mëdha të Portugalisë. Trajneri i njohur ka dhënë një konferencë për shtyp pas hedhjes së firmës në kontratë, ku nuk e ka kursyer një thumbim për Fenerbahçen. Murinjo ka thënë se gaboi që ishte pjesë e skuadrës turke, për të cilën shprehet se nuk ishte në nivelin e tij. “Bëra një gabim që shkova te Fenerbahçja. Nuk ishte niveli im kulturor, nuk ishte niveli im futbollistik, nuk ishte. Natyrisht, dhashë gjithçka deri ditën e fundit. Të stërvis Benfikën, po kthehem në nivelin tim, dhe niveli im është të stërvis klubet më të mëdha në botë. Dua t’ju them se asnjë nga...