Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Katër “pole” radhazi në Baku, Leclerc kërkon të bëjë hapin e madh: Këtë herë për fitore
Pas paraqitjes pozitive në Monza, Ferrari po ndjek një rezultat të madh në Baku të Azerbajxhanit ku zhvillohet gara e radhës në Formula 1. Pistë ku Charles Leclerc ka marrë katër “pole position” radhazi. Te Ferrari janë ende duke ndjekur fitoren e parë të vitit 2025 dhe piloti monegask po i mban këmbët në tokë përpara garës. “A mendoj se do të fitoj? Nuk e di. Më pëlqen patjetër Baku, është një pistë ku kemi qenë të fortë edhe në vitet kur ishte e vështirë ta bënim këtë. Kështu që, jam optimist, sepse nga “pole position” në fitore, janë shumë xhiro shtesë...”, tha Leclerc. “Të shohim se ku jemi. Nuk jemi makina më e mirë. McLaren është, natyrisht, por pres edhe gjëra të shkëlqyera nga...