Mesi vendos fatin e karrierës, argjentinasi shokon botën me vendimin e tij

Mesi vendos fatin e karrierës, argjentinasi shokon botën me vendimin e tij

Leo Mesi është drejt rinovimit me Inter Majemin. Argjentinasi ka rënë dakord me kushtet, ndërsa qëndrimi i tij në Amerikë mund të përkthehet ndryshe edhe me mbylljen e karrierës së tij. Kështu nuk do të kishte rikthim në Argjentinë te Njuell. Negociatat po shkojnë drejt mbylljes me sukses. 38-vjeçari vendosi të largohet nga Europa pas aventurës me PSG-në. Dhe dy vite për të mund të thuhet se kanë shkuar mjaft mirë, pasi në MLS nuk kanë munguar golat dhe asistet. Me përfaqësuesen e tij ndërkohë pret të japë kontributin e fundit te Botërori 2026. Mesi është futbollisti më i paguar në Amerikë. Në sezon fiton mbi 20 milionë dollarë.