Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rizgjedhja në krye të qeverisë/ Kreu i BDI uron Ramën: Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama për miratimin e programit qeverisës dhe për rizgjedhjen në krye të qeverisë. Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti i drejtohet kryeministrit duke thënë ‘Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane’. Më tej Ahmeti shprehet se përkushtimi i kreut të qeverisë për integrim europian është shembullor teksa thekson se kjo gjë duhet t’i shërbejë si nxitje edhe Maqedonisë së Veriut që ti bashkangjitet vendit tonë në këtë rrugëtim. “I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi! Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe...