Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

Për Vllazninë ndeshja e radhës në kampionat do jetë kundër Teutës, duel që do të luhet në transfertë ditën e diel në orën 19:00. Një sfidë që patjetër paraqet një dozë të lartë vështirësie për shkodranët, që duhet të bëjnë llogaritë me një skuadër plot ambicie. Siç janë bregdetarët këtë edicion, të cilët realisht për çfarë kanë shfaqur në fushë në javët e para, nuk kanë marrë pikët e duhura. Duke merituar diçka më tepër ndaj kundërshtarëve si Partizani apo Vora. Dhe ndaj kuqebluve e për më tepër në “Niko Dovana”, do kërkojnë me patjetër një rezultat pozitiv. E për një pjesë të mirë të stafit, por edhe futbollistëve aktualë të Vllaznisë është një përballje me të shkuarën. Duke nisur nga trajneri, Edi Martini i...