Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sherri për dhomat e konviktit, kërkohet ndërhyrja e policisë /Kërkesë e lartë nga studentët
Kjo godinë e ndërtuar për akomodimin e studentëve, me fonde të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian, me standardet e një hoteli me disa yje, ka shërbyer si një mollë sherri ndërmjet studentëve që kërkonin të regjistroheshin në të dhe administratës së Rezidencës Studentore Universitare nr. 1, çka ka kërkuar edhe ndërhyrjen e policisë. Studentët që nuk arritën të regjistroheshin akuzojnë administratën e kësaj rezidence për korrupsion dhe se dhomat janë dhënë në bazë të njohjeve. “Erdhëm që në mëngjes, isha i 44-ti në radhë, por nuk më regjistruan”, thotë një nga studentët. Kjo godinë ka 30 dhoma dyshe dhe 1 dhomë për persona me aftësi ndryshe. Kushtet brenda tyre janë shumë të mira krahasuar me dhomat në godina të tjera në Qytetin Studenti. “Kam...