Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Ançeloti vihet përballë vështirësive, tifozët: Largohu
Është një kohë e vështirë për Davide Ançelotin, i cili po shijon përvojën e tij të parë si trajner kryesor te Botafogo, pasi u largua nga Real Madridi me të atin, Karlon, gjatë verës. Djali i një trajneri të famshëm, në fakt, është kritikuar ashpër nga tifozët pasi skuadra, e pesta në Brasileirao, 14 pikë pas Flamengo-s, ra nga 3-0 në 3-3 në Mirasol. “Ancelotti, largohu” dhe “Bëj një test ADN-je për të” ishin disa nga shpërthimet në mediat sociale. Pronari i klubit brazilian, Xhon Textor, ka ripërtërirë besimin e tij te trajneri i ri, puna e të cilit aktualisht nuk është në rrezik. Në 16 ndeshje nën drejtimin e Davide Ançeloti, Botafogo ka regjistruar shtatë fitore, pesë barazime dhe katër humbje. Vazhdo leximin