Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP
Gazetarja Esiona Konomi ka publikuar më 17 shtator një listë me emrat e personave që kanë qenë pjesë e kabinetit politik të Elisa Spiropalit, gjatë kohës që ajo ishte kryetare e Kuvendit. Denoncimi i saj ngre dyshime se disa prej tyre kanë marrë paga nga buxheti i shtetit pa pasur detyra të qarta apo aktivitete të dokumentuara. Në listë përmenden moderatorë, ish-banorë të “Big Brother VIP”, analistë dhe figura politike. Midis tyre është Zhaklina Gjolla, e cila sipas denoncimit ka qenë zëdhënëse por nuk është parë të komunikojë me gazetarët, ndërsa puna e saj kryesore ka qenë përmbajtja në rrjetet sociale. Emra të tjerë që përmenden janë Knut Fleckenstein, me pagë rreth 1,600 euro në muaj; Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, me pagë...