Zabaleta: Ndeshja ndaj Serbisë, me rrezikshmëri të lartë. Na bëjnë statujë në Tiranë po qe se…

Zabaleta: Ndeshja ndaj Serbisë, me rrezikshmëri të lartë. Na bëjnë statujë në Tiranë po qe se…

Pablo Zabaleta, ndihmësi i Sylvinhos në kombëtaren shqiptare, ka folur për “Flashscore” rreth ëndrrës kuqezi, kualifikimit në Botëror, dhe sfidës delikate të tetorit ndaj Serbisë: “Shkuarja në Botëror është ëndrra jonë. Aktualisht jemi në vend të dytë, 7 pikë pas Anglisë, por një pikë përpara Serbisë. Sfida e radhës është në fushën e serbëve, por nuk do të luajmë në Beograd. Është një ndeshje që duhet luajtur me shumë kujdes, sepse më 2016 pati probleme, pas incidentit me dronin”. Zabaleta e sheh transfertën me Serbinë më shumë se diçka sportive: “Është një ndeshje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por ne duam të shkojmë në Botëror”. Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria, një vend me më pak se 3 milionë banorë, do...