E rëndë në Himarë/ Qytetari goditet me levë nga polici bashkiak para banesës së tij, efektivi i dhunon edhe…

E rëndë në Himarë/ Qytetari goditet me levë nga polici bashkiak para banesës së tij, efektivi i dhunon edhe…

Një qytetar është dhunuar dhe goditur me leva në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i Policisë Bashkiake Himarë, Albano Baraj. Ngjarja e cila është denoncuar nga familja e të dhunuarit, raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë, para banesës së shtetasit Andi Hoxha. Familjarët e Andi Hoxhës bëjnë me dije se polici bashkiak, i cili më herët kishte pasur një konflikt të mëparshëm me shtetasin Hoxha (për të cilin kallëzimi penal i depozituar në Policinë e Shtetit Himarë u mbyll në mënyrë të njëanshme dhe pa e përcjellë në Prokurori apo Gjykatë), ditën e ngjarjes është paraqitur para banesës së tij dhe ka sulmuar në mënyrë brutale viktimën dhe familjen e tij. Sipas dëshmive të qytetarëve të pranishëm, Andi...