Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Armiq të shtetit”- BIRN: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Duke shënjestruar gjyqtarë dhe prokurorë me kritika të ashpra personale, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama rrezikon të gërryejë më tej ndarjen demokratike të pushteteve, thonë ekspertët. Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka dhënë një vendim që kryeministrit nuk i ka pëlqyer. “Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin… do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e...