Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime
Këtë të enjte, seanca parlamentare u ndërpre pas vetëm 25 minutash, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita. Kreu i PD, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin si një “skenar të përgatitur” nga mazhoranca. Ai e quajti miratimin e programit qeveritar për 5 minuta, si një akt dhune ndaj qytetarëve dhe opozitës. Gjithashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit për bashkëpunim në këtë manovër politike. Më tej, Sali Berisha u shpreh se me veprimet e sotme në Parlament, Rama ka shpallur luftë. Kryedemokrati e konsideron atë që ndodhi në seancën e Kuvendit si një skenar të parapërgatitur. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar Berisha theksoi se; edhe pse kjo mazhorancë ka kaluar ligje për 5 minuta në të kaluarën, “nuk ka...