Gjenerali i forcave ajrore amerikane në Tiranë, Ambasada e SHBA zbardh takimet me Ramën dhe Begajn

Gjenerali i forcave ajrore amerikane në Tiranë, Ambasada e SHBA zbardh takimet me Ramën dhe Begajn

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur takimet e Gjeneralit të Forcave Ajrore të SHBA, Alexus Grynkewich me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se Gjenerali ka zhvilluar takime edhe me udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë. Në postim theksohet se Gjenerali shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit. Postimi i plotë:     Këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të...