Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 shtator 2025…
Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të sjellin në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga moti i kthjellët, por i freskët, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë zonën malore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët. Kjo situate e qëndrueshme e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga...