Neuer: Jemi shumë të lumtur për fitoren, Chelsea ishte pengesë e madhe

Neuer: Jemi shumë të lumtur për fitoren, Chelsea ishte pengesë e madhe

18 Shtator 2025 8:40 Alfred Lleshi Manuel Neuer u shpreh i kënaqur pas fitores 3-1 të Bayernit ndaj Chelsea, në ndeshjen e parë të Champions League: “Jam shumë i lumtur, kjo ndeshje ishte pengesë e madhe. Po përballeshim me kampionët e botës për klube, ishim të vetëdijshëm për formën e mirë të Chelsea para këtij takimi. Është diçka pozitive që arritëm ta fitonim ndeshjet e startit, ta shfrytëzonim momentin. Tani duhet të përpiqemi ta ndërtojmë më tej fushatën kualifikuese. Jemi të lumtur me mënyrën si e luajtëm ndeshjen e parë në shtëpi. Aktualisht po ndjekim një rrugëtim pozitiv, duam ta mbajmë sa më gjatë këtë gjendje”.