Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Champions League/ Inter bën “detyrën”, fitore e pastër ndaj Ajax
Interi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e këtij sezoni në Champions League, me ndeshjen e parë që u transmetua drejtpërdrejt në Vizion Plus. Zikaltërit triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Ajax, duke marrë tre pikë të arta. Heroi i zikaltërve ishte Marcus Thuram, i cili realizoi të dy golat e sfidës në minutat 42 dhe 47. Tentativat e Ajax dështuan pasi nuk e çanë dot mbrojtjen e hekurt të Interit. /vizionplus.tv