Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

Mbrëmja e kësaj të mërkure sjell finale të parakohshme, që në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, ku rezervohen përballje të gjitha për t’u shijuar. Bayern Munich pret në shtëpi Chelsea-n, në një duel ku spektakli është i garantuar, për shkak të emrave të mëdhenj që kanë në përbërje dy ekipet. Liverpool luan në shtëpi ndaj Atletico Madrid. Përballjet mes dy ekipeve kanë prodhuar gjithnjë rivalitet të madh dhe s’ka si të jetë ndryshe. Duel spektakolar do të jetë edhe ai mes PSG-së dhe Atalanta-s në Francë, dy ekipe që njihen për lojën e tyre sulmuese. Në Holandë, Inter-i kërkon të hedhë pas krahëve momentin e vështirë dhe synon fitoren ndaj Ajax-it. Në krahun tjetër, holandezët njihen si skuadër që nuk fal në shtëpi...