Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ky është ylli 100 milionë eurosh që tentoi të transferonte Barcelona për dy vite rresht
17 Shtator 2025 19:16 Telesport “SPORT” ka zbuluar së fundmi një prapaskenë të bujshme në merkato. Për dy vite rresht, në merkaton e vitit 2023 dhe atë të vitit 2024, Barcelona tentoi të transferonte Bruno Guimaraes nga Newcastle. Drejtuesit katalanas e shihnin brazilianin e “Qymyrxhinjve” si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets. Drejtori sportiv, Deco, kishte arritur dakordësinë me lojtarin për kushtet personale, por në të dy tentativat, Newcastle kërkoi 100 milionë euro. Për Barcelonën ishte e pamundur të paguante në atë kohë 100 milionë euro, ndaj dhe u tërhoq nga ideja për transferimin e Guimaraes dhe ndoqi alternativa të tjera. Katalanasit zgjodhën fillimisht Oriol Romeu, një lojtar që nuk arriti të përshtatej, dhe më pas lojtarët e rinj Marc Casadó dhe Marc Bernal.