Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Fajin e ka Spanja! Lamine Yamal nuk grumbullohet kundër Newcastle
                            17 Shtator 2025 17:50 Telesport Hansi Flick bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Newcastle United. Surpriza patjetër që ka. Lamine Yamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut. Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flick ka bërë kritika publike. Të hënën dhe dje, Yamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.