Aksident zinxhir në autostradën Shqipëri–Kosovë, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Aksident zinxhir në autostradën Shqipëri–Kosovë, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Shqipëri-Kosovë ku janë përfshirë 5 automjete. Përplasja ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, 4 kilometra pas daljes nga kufiri i Shqipërisë. Një makinë u përplas fillimisht me një kamion Iveco, e më pas në aksident u përfshinë edhe automjetet e tjera. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar , por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtim.