Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit
Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha shenjat, por veçanërisht mbi Virgjëreshën, Peshqit, Shigjetarin dhe Binjakët. Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe shërbimin, ndaj ndikimi i eklipsit do të ndjehet si një shtysë për të riorganizuar jetën, për të hequr dorë nga ajo që nuk na shërben më dhe për të përqafuar modele më të shëndetshme sjelljeje. Energjia e eklipsit Ashtu si te eklipset hënore, edhe ky eklips diellor do të ndihet për muaj të tërë, në varësi të shtëpive astrologjike të secilit në hartën personale. Shumë njerëz gjatë këtij periudhë...