Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama rikthen emigrantët/ Programi i qeverisë “Rama 4” premton 40 mijë vende të reja pune deri në vitin 2030
Partia Socialiste premton 40 mijë vende të reja pune deri në vitin 2030, duke e ulur papunësinë në nivelin 6%. Angazhimi është shkruar në programin qeverisës, ku synohet të rinjtë të marrin garanci për një post në shtet ose privat, përmes arsimit dhe trajnimeve të posacme 4-mujore. Për të bërë karrierë në vendin tonë, ftohen edhe emigrantët, përmes një platforme të dedikuar vetëm për ta. Programi synon një ekonomi të qëndrueshme me rritje vjetore mesatare 4%, ku të ardhurat për frymë të arrijnë në 15 mijë dollarë, nga 10 300 që janë sot. Qeveria angazhohet të rrisë pagën minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta dhe të çojnë pagën mesatare kombëtare 1,000...