Ndeshja e mbrëmjes kthehet në makth! Policia valë arrestimesh para sfidës së Champions-it, ja çfarë po ndodh në Paris

Ndeshja e mbrëmjes kthehet në makth! Policia valë arrestimesh para sfidës së Champions-it, ja çfarë po ndodh në Paris

Nëntëmbëdhjetë tifozë të skuadrës italiane Atalanta janë arrestuar në Paris pas përleshjeve që shpërthyen të martën në mbrëmje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga radiostacioni francez Europe 1, incidentet ndodhën pranë Qendrës Pompidou dhe zonës Les Halles, ku grupe ultrasish të Atalantës dhe PSG-së u përleshën në rrugën Rue des Lombards. Disa persona, të veshur me maska, thuhet se nisën provokimet dhe shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në pronë. Njësitë e Drejtorisë së Rendit Publik dhe Trafikut (DOPC) ndërhynë në vendngjarje, duke arrestuar 19 persona, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta dhe mjete të tjera të rrezikshme. Në një reagim zyrtar, klubi francez PSG theksoi se individët e përfshirë në përleshje që pretendojnë...