Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

Bajram Mjeku: Etyd për Zonjën që nuk e pashë kurrë

Poezi nga Bajram Mjeku Takat e saj trokitnin rëndë përmbi asfaltnë sheshin e vetmuar s’dukej asnjerinuk di si u zhduk bashkë me mjegullëndhe nata e mbështolli si në blasfemi. Papritur preftova udhën përkrah sajsiç papritur n’trotuar gjeta një trëndafilishte trëndafili i ngrirë dimrin e fundit,që kish nisur të shkrihej atë fundprill. E kërkova gjatë në sheshin e boshatisurbukurinë e fisme nuk e pashë askundishte diçka si krizantemë, ishte diçka siëndërr e përmotshme që nuk mori fund. Asnjëherë nuk mësova emrin e sajnetëve të errëta në dimrin e gjatëSi të ishte hije e dalë nga legjendatU kthye sërish të fshihet në baladë. Ndodhi moti një mbrëmje pa hënëas vet nuk di si u kthye në kujtesëatëherë netët ishin më të bukurabari në nadje mbushullohej me vesë....