Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares serbe, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd. Sipas mediave vendase, Milovanović ishte duke u përgatitur të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtohej, duke u raportuar si viktimë e një dyfishtë infarkti. Klubi i Crvena Zvezdës reagoi me një mesazh ngushëllimi: “Dejan ishte më shumë se një futbollist. Një djalë i rritur në akademinë tonë, kapiten dhe mik i madh, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te bashkëlojtarët dhe tifozët. Ai do të mbahet mend si një njeri...