Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kombëtarja e të Amputuarve, miqësore me Kosovën më 21 shtator
Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës për Futbollin e të Amputuarve më 21 shtator, në orën 16:00, në Kampin Nacional, Hajvali, me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kombëtarja më e veçantë kuqezi që drejtohet nga Tony Medina ka publikuar edhe listën me 13 lojtarë të grumbulluar që do të marrin pjesë në këtë grumbullim. Pjesë e listës janë: Julian Çela, Albert Leka, Armand Gjoka, Besim Çoka, Mishel Prela, Liljano Kikija, Spartak Hoxha, Aldo Bollobani, Lutfi Hasanaj, Ilir Kaca, Igli Xheleku, Zamir Sijani. Kjo miqësore do të shërbejë si përgatitje e rëndësishme për skuadrën kuqezi në prag të aktiviteteve dhe sfidave të ardhshme ndërkombëtare. Të dyja ekipet do të marrin pjesë në Nations League Amputee,...