Nicolas Jackson: Ju zbuloj kush më bindi për huazimin te Bayern

Nicolas Jackson: Ju zbuloj kush më bindi për huazimin te Bayern

17 Shtator 2025 15:58 Telesport Nicolas Jackson ka zbuluar arsyen kryesore pse vendosi të shkonte në huazim te Bayern. Arsyeja ka emër dhe quhet Vincent Kompany. “Kur të thërret një klub si Bayern, nuk mendohesh dy herë. Doja një hap tjetër në karrierë. Ai që më bindi ishte Kompany. Biseda e parë me të ishte e shkëlqyer. Ai më tregoi se më vlerësonte, më njihte mirë dhe më shpjegoi se si donte të më përshtaste në skemat e tij ofensive”. “Mendoj se ai ka kaluar një karrierë të jashtëzakonshme si lojtar dhe meriton respekt për punën e tij të deritanishme si trajner”, ka deklaruar sulmuesi, i cili sonte do të përballet me Chelsea, ish-skuadra e tij.