Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kandidatura më e dobët”/ Gara për zgjedhjet e pjesshme lokale Alimehmeti: Kryesia e PD po diskuton nëse do…
Në një intervistë televizive, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se nuk ka një propozim nga strukturat në drejtim të tij për ta kandiduar përballë Ogerta Manastirliut në garën për kryeqytetin. Alimehmeti tha se ka një diskutim në kryesi nëse PD do hyjë në zgjedhje apo jo. “Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim,” tha Alimehmeti. Ilir Alimehmeti komentoi dhe propozimin e Manastirliut nga kryeministri Rama. “Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta”, tha ai.