Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK, pasuesit e Dumanit 3 javë afat për aplikim
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hapi sot garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pas përfundimit të mandatit të prokurorit Altin Dumanit. Mbledhja u zhvillua me pjesëmarrjen e anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve të Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Drejtësisë, EU4Justice dhe OPDAT. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, u miratua projektvendimi që i hap rrugën zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në mbledhje u dakordësua që kandidatët, nga radhët e SPAK, kanë afat 3 javë për aplikimin, pra deri më datë 8 tetor. “Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 8 tetor 2025. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Shpallet në Tiranë, sot më datë 17 shtator 2025. Me 11 vota pro, asnjë kundër miratohet”, tha kryetarja e KLP....