Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale
Një vëmendje e veçantë në programin qeverisës “Rama 4” i kushtohet edhe politikave sociale dhe strehimit. Programi parashikon ndërtimin e 1,500 banesave me kosto të ulët deri në 2029, zgjerimin e fondit për banesat sociale si dhe përdorimin e pasurive të konfiskuara për këtë qëllim. Gjatë këtij mandati, qeveria synon të forcojë mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara me pagesa të dyfishta dhe shërbime të integruara, si dhe krijimi i qendrave për fëmijët dhe të rriturit me autizëm. Synon që të zhvillojë edhe një sistem digjital për menaxhimin e mbrojtjes sociale, dhe të miratojë një paketë të re për familjet e reja me subvencione për strehim e kredi të buta. Gjithashtu, synohet që të rriten shpenzimet sociale për grupet vulnerabël, të nxisin programet e punësimit për gratë dhe...