Kampionati Euro 2027 për moshën U21 në Shqipëri/ UEFA kryen vizitë inspektuese në stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet

Kampionati Euro 2027 për moshën U21 në Shqipëri/ UEFA kryen vizitë inspektuese në stadiumet, terrenet stërvitore & hotelet

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U21 2027, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri në datat 8-12 shtator. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të inspektuar stadiumet e ndeshjeve, terrenet stërvitore dhe hotelet ku pritet që të akomodohen ekipet pjesëmarrëse. Zyrtarët e UEFA-s të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF, kanë vizituar stadiumet që do të mirëpresin këtë kampionat historik. Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve të UEFA-s ishte pozitive, ndërkohë që paralelisht janë vizituar edhe 28 hotele si dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të vlerësohen nga UEFA e do të formësohen në “Team Base Camp”-s për katalogun që do t’u ofrohet ekipeve finaliste. Vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar në mars të viti 2026 për...