Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

Barazia gjinore/ S’ka më burrë-grua, ligji i ri i hap rrugën agjendës LGBT në Shqipëri

Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë.  Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë dhe për zbatimin e agjendës LGBT në vendin tonë.  PROJEKTLIGJI  Ligji, që deri më sot e njihte barazinë si raport mes burrit dhe gruas, tani e zgjeron përkufizimin duke futur nocione të tilla si gjini gjithëpërfshirëse, identitet gjinor, orientim seksual dhe shprehje gjinore. Kjo do të thotë se ndarja e qartë burrë–grua vendoset në dyshim nga një kornizë e re që kërkon të legjitimojë gjini të tjera jashtë këtyre dy...