Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mbappe nderon Realin ndaj Marsielle, “gjeli” bën “dopietë”, Alonso: Shfrytëzuam shpirtin e Bernabeut
2 penallti, 2 gola të Mbappe mjaftojnë për t’i dhuruar Realit fitoren në takimin e parë të Champions League. Në Madrid, ndaj Marsielle, sfida nis ters për ekipin e Alonos ku pas vetëm 5 minutash Alexander-Arnold doli nga fusha i dëmtuar. Francezët vendosën jo pak në siklet Realin, madje në minutën e 22-të Weah finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Festa nuk zgjati shumë pasi Rodrygo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Fraksioni i dytë u ndërlikua akoma më shumë pasi Carvajal në minutën e 72-të u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq pasi një faulli antisportiv. Pavarësisht se me një lojtar më pak, Reali gjeti forcat duke...