Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Benfika shkarkon trajnerin, projektohet rikthimi i Jose Mourinho-s
                            Disfata e rëndë përballë Karabak, për më tepër me përmbysje, vulosi përfundimisht fatin e trajnerit Bruno Lage. Për të bërë publike vendimin për shkarkimin e tij ka menduar presidenti i klubit, Rui Costa: “Dua t’iu njoftoj se kemi gjetur akordin me Bruno Lage për të mbyllur aventurën e tij në krye të Benfikës. Sa i përket trajnerit të ri, do të mundohemi të jetë në pankinë përpara së shtunës”, u shpreh Rui Costa. Në Portugali janë të bindur, mungon vetëm firma, por trajneri i ri i Benfikës do të jetë Jose Mourinho. Në këtë mënyrë, pas 25 vitesh, Mourinho rikthehet aty ku e nisi karrierën, te Benfika. () © BalkanWeb