Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Benatia denoncon penalltinë ndaj Marseille: Përjetova të njëjtën ndjesi si në “Bernabeu” me Juventusin
17 Shtator 2025 11:27 Alfred Lleshi Mehdi Benatia, tani drejtor te Olympique Marseille, denoncon penalltinë vendimtare të dhënë për Real Madridin (2-1) në “Bernabeu”, e cila i kujtoi humbjen e Juventusit më 2018: “Është një penallti shumë e vështirë për t’u pranuar, por e kam përjetuar saktësisht 7 vite më parë. Kam të njëjtën ndjesi edhe për kontaktin e Facundo Medina me Vinicius”. Në rastin e fundit, Medina tentoi të ndalonte Vinicius dhe topi preku krahun e tij të majtë, të zgjeruar larg trupit, ndërsa ra në tokë. Arbitrimi i Irfan Peljto dha penallti, duke respektuar diskrecionin e rregullave për prekjen e topit me dorë. Benatia e lidhi episodin me atë të tij te Juventusi. Ndërhyrja ndaj Lucas Vazquez u konsiderua nga arbitri Michael Oliver...