Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marrëdhënia e Yamal me Nickie Nicole po bëhet serioze: “Vetëm Zoti mund të më gjykojë…”
17 Shtator 2025 10:30 Alfred Lleshi Lamine Yamal dhe Nicki Nicole po e jetojnë hapur historinë e tyre të dashurisë, e cila po bëhet gjithnjë e më serioze. Futbollisti i Barcelonës publikoi së fundi disa foto në rrjete sociale, mes tyre një imazh intim me këngëtaren argjentinase, që u bë menjëherë “viral”. Në mbishkrim ai përdori shprehjen “Only God Can”, duke iu referuar këngës së “Tupac” (“vetëm Zoti mund të më gjykojë”). Në foto të tjera shihet Nicki duke përqafuar Yamal dhe luajtur me vëllain e tij të vogël, Keyne, gjë që tregon se ajo tashmë ka njohur edhe familjen e talentit blaugrana. “Jam shumë e dashuruar dhe e lumtur”, – ka deklaruar këngëtarja. Nicki Nicole është 7 vite më e madhe se Yamal. E...