Zbulimi i pabesueshëm i Nico Paz: Para ndeshjeve frymëzohem duke parë videot e Messit në YouTube

Zbulimi i pabesueshëm i Nico Paz: Para ndeshjeve frymëzohem duke parë videot e Messit në YouTube

17 Shtator 2025 10:40 Alfred Lleshi Nico Paz shënoi ndaj Genoa golin e tij të dytë në kampionat. Pas goditjes së dënimit kundër Lazios, argjentinasi realizoi një tjetër perlë. Pas driblimit elegant, numri 10 i Como mposhti Lealin me një goditje të fuqishme, me të majtën, nga distanca, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Fabregas. Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Real Madridit zbuloi gjithashtu se gjithmonë sheh videot e bashkëkombësit të tij, Leo Messi, para ndeshjeve. Këto ishin fjalët e tij për Dazn: “Sigurisht, duke luajtur me futbollistë si Messi, mund ta shohësh nga afër dhe të mësosh shumë prej tij. Për më tepër, gjithmonë i shoh videot e tij në YouTube dhe dua të përthith sa më shumë nga ai. Gjithmonë, para ndeshjeve, vendos...