Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Thellohen hetimet, SPAK i bashkon dosjen Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanajn, ja abuzimet me tenderet e AKSHI-t…
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH-I) po hyn në një fazë të re. Pas disa muajsh grumbullimi provash dhe sekuestrimi dokumentesh, burime konfirmojnë se SPAK ka vendosur të bashkojë në një dosje të vetme hetimin që lidhet me biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ky vendim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm, pasi për herë të parë hetimet për tenderët e dyshimtë të AKSHI-t po trajtohen si një zinxhir i vetëm korrupsioni, ku përfituesit dhe firmëtarët e procedurave gjenden nën të njëjtën dosje penale. Paraqitja e Beqirit në SPAK Bëhet me dije se Ermal Beqiri është paraqitur në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime lidhur me procedurat e...