Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama kërkoi t’i hapet rrugë shkarkimit të Veliajt, këshilltarët bashkiakë të PS mblidhen sot në selinë rozë
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhen në selinë qendrore të Partisë Socialiste. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton në emisionin “Live në mëngjes”, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Indrit Çobanit, se në mbledhje pritet të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej shkurtit me urdhër të SPAK, ndodhet në paraburgim. Erion Veliaj nuk e ka komentuar zyrtarisht vendimin politik të Edi Ramës për shkarkimin e tij. Në rast se Këshilli Bashkiak vendos për shkarkimin e Veliajt dhe kjo firmoset nga kryeministrit, Veliaj ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Nëse Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kemi pezullim të zgjedhjeve. Më 11 shtator, gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama kërkoi që t’i...