Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm në Teatrin Eksperimental
“Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela shfaqja teatrore “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. “Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej...