Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë, Prokuroria e Dibrës kërkon burgim përjetë për Metën
Prokuroria e Dibrës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”. Islam Meta më datë 22 janar të vitit 2024, ka qëlluar për vdekje Petrit Puplën, pasi ky i fundit i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë. Petrit Pupla u qëllua nga Meta teksa po ecte në rrugë në fshatin Vig i shoqëruar nga një tjetër person. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij. Djali i Isam Metës gjithashtu ka deklaruar se babai ka pasur një konflikt të hershëm me viktimën, për shkak se ky i fundit kishte plagosur vajzën e shtëpisë Meta. Viktima Petrit Pupla u dënua në atë kohë...