Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryeministri Rama vijon vizitën në Bruksel, takohet sot me shefin e NATO-s Mark Rutte
Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi do të mbahet në mëgjes, dhe sipas axhendës të botuar në faqe zyrtare të NATO-s, në orën 09:00 do të mbahet fjala e Rutte dhe Ramës. Takimi Rama-Rutte do të mbahet në selinë e NATO. Kryeministri udhëtoi të hënën për në Bruksel në kuadër të Koferencës së 6 Ndërqeveritare që u mbajt një ditë më parë, ku u hapën edhe 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Rutte ishte në Tiranë më 16 maj, ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhi liderët e Evropës.