De Zerbi: Penalltia e dytë ishte e turpshme, do ta thoja edhe po të ishte në favorin tim

De Zerbi: Penalltia e dytë ishte e turpshme, do ta thoja edhe po të ishte në favorin tim

17 Shtator 2025 7:53 Alfred Lleshi Trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, doli i zhgënjyer nga rezultati në “Bernabeu”: “Mund të kishim fituar nëse do të kishim bërë pak më shumë. Kemi shumë lojtarë të rinj, nuk është e lehtë të krijosh lidhje shpejt, por ndoshta patëm pak frikë. Pas të kuqit të Carvajal duhej të kishim dhënë më shumë”. Për penalltinë e dytë: “Ishte pak e turpshme, do ta thoja këtë edhe sikur të ishte në favorin tim. Nuk ishte penallti. Nuk mendoj se ishte kompensim për kartonin e kuq”. Për qëndrimin e skuadrës: “Pas të kuqit duhej të shtynim më shumë. Duhet të mësojmë që këto ndeshje të bëhen normalitet për ne. Vetëm kështu bëjmë hapin e madh në mentalitet dhe ambicie”. Mbi Carvajal:...