Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
8 gola të shënuar, Juventus-Dortmund dhurojnë spektakël, por pa fitues. Real fiton falë dy penalltive, Benfica turpërohet në shtëpi (video)
Kanë përfunduar 4 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për javën e parë në Champions League. Në “Allianz Stadium”, Juventus barazoi 4-4 ndaj Borussia Dortmund. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, i gjithë spektakli ndodhi në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të ishte Karim Adeyemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 63-të, Kenan Yildiz tregon gjithë klasin e tij duke barazuar shifrat 1-1 me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ende pa festuar mirë golin, bardhezinjtë e gjejnë veten sërish në disavantazh. Në minutën e 65-të, pas një kundersulmi të shpetë, Adeyemi asiston për Felix Nmecha, i cili kalon sërish Dortmundin në avantazh me një gol shumë...