Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ish-lojtari i Juventusit ndëshkon Realin, Mbappe rikthen barazpeshën (video)
16 Shtator 2025 21:30 Telesport Real Madrid nuk e ka nisur aspak mirë takimin e parë në Champions League, atë ndaj Olimpique Marseille në “Santiago Bernabeu”. Pas pesë minutash lojë, Alexander Arnold lë fushën i dëmtuar dhe në vend të tij futet Dani Carvajal. Në minutën e 22-të u zhbllokua rezultati. Arda Guler tregohet i pavëmendshëm dhe humb topin, aty përfitojnë francezët që nisën në kundërsulm. Mason Greenwood jep asist fantastik për Timothy Weah, ish-lojtari i Juventus dërgon topin në rrjetën e Courtois. Në minutën e 29-të, Kylian Mbappe barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Rodrygo, pasi braziliani u pengua nga mbrojtësi kundështar brenda zonës. SHIKOGOLAT