Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

Hurmat, frutin e artë të vjeshtës mund ta përdorni dhe në ëmbëlsira

Hurma është fruti që mbart më shumë misticitet se çdo lloj fruti tjetër. Ndihmojnë në tretje – Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit. Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin – Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të...