Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Apeli i GJKKO konfirmon burgimin e Dakos, ish-kryebashkiaku dërgohet urgjent në spital
Policia e Durrësit ka kryer ekzekutimin e vendimit për Vangjush Dakon, në spital. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, ai ka kaluar aritmi pas vendimit dhe më pas e kanë gjetur në spital. Vangjush Dako tashmë do t’i dorëzohet burgut. Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të kërkesës, u la në fuqi vendimi i GJKKO, që e dënon Dakon me 2 vite e 8 muaj burg. Kështu Dako, i akuzuar për korrupsion, pritet të rikthehet në burg për të vijuar pjesën e dënimin që i mbetet, ndërsa rreth një vit më parë u la në arrest shtëpie. Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi që Dako të kalonte në arrest shtëpie, për shkak...